Egnatia dhe Laçi janë ndalur në një barazim 1-1 në Rrogozhinë, ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Llogaritë e takimit u hapën në minutën e 17′ ku kurbinasit kanë realizuar me Julian Shehun me penallti pas asaj prekeje me dorë.

Goli i barazimit erdhi pas 5 minutash, ekzaktësisht në minutën e 22′ ku pas disa kombinimeve Demir Imeri shënon për skuadrën rrogozhinase duke rikthyer kështu dhe baraspeshën.

Pjesa e dytë prodhoi disa raste për shënim, por pa mundur dot që rezultati të ndryshonte. Ndeshja e kthimit do të vendosë gjithçka për fatin e të dyja skuadrave për ecurinë e tyre në Kupën e Shqipërisë, ku do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Laçit, të mërkurën e 9 shkurtit.