Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që të ndërpritet ndeshja e Kategorisë Superiore në Vlorë mes Flamurtarit dhe Teutës.

Takimi nisi në orën 13:00 në një terren tejet të rënduar. Ndërsa reshjet vijuan edhe më tej, terreni u përkeqësua dhe arbitri vendosi ta ndërpresë takimin pas 9 minutave të luajtura.

Po ashtu, edhe ndeshja mes Laçit dhe Tiranës është duke u luajtur në një terren mjaft të rënduar.

burimi: A2CNN