Mbyllet rrugetimi i boksiereve tane ne Kampionatin Boteror qe po zhvillohet ne Tashkent te Uzbekistanit. Dita e sotme ka sjelle edhe mbylljen e konkurrimit per dy te fundit qe kishin mbetur ende ne gare dhe tashme ekipi yne perfaqesues pret vetem kthimin ne Shqiperi.

Ne ndeshjet e sotme, boksieret Arjol Zeneli dhe Arjon Kajoshi nuk ia kane dale dot te fitojne dhe te kualifikohen per ne çerekfinalet e ketij evenimenti shume te rendesishem boteror.

I pari eshte ngjitur ne ring vlonjati Zeneli i cili ne kategorine 54 kg kishte perballe boksierin vendas Oybek Juraev. Ai edhe pse boksoi shume mire dhe me superior nga boksieri vendas, serish nuk u shpall fitues sepse gjyqtaria vendosi qe ndeshjen ta fitonte boksieri i Uzbekistanit.

Ndersa Arjon Kajoshi i kategorise 75 kg kishte perballe boksierin Nekruz Salimov (Taxhikistan) njekohesisht kampion i Azise. Kajoshi beri nje ndeshje te forte duke dhene maksimumin e tij por nuk arriti te fitonte. Keto ndeshje ishin per te kaluar ne 8-shen me te mire te botes. Por per fatin tone te keq asnjeri nuk e arriti./SHKODRA-SPORT.COM/