Sporti ne Shkoder pavaresisht disa rezultateve ne sporte te caktuara, po kalon momente te veshtira. Bashkia eshte i vetmi institucion qe i financon teresisht ato, nderkohe qe mungojne sponsoret dhe kjo ka bere qe shume sportiste cilesore te zgjedhin te largohen nga Shkodra dhe Shqiperia.

Megjithate per te mos e lejuar me kete gje, drejtuesit e ketij institucioni jane duke menduar per permiresimin e kushteve te stervitjes se tyre dhe po ashtu edhe per rritjen e mbeshtetjes financiare per sportistet dhe trajneret.

Mjafton te shohesh programin e kater viteve te ardhshme te kryebashkiakut aktual Bardh Spahia dhe e konstaton lehte kete gje, teksa ne disa pika te tij perfshihen pikerisht keto ndryshime. Ja çfare shkruhet ne te:

• Rritje të trajtimit dhe shpërblimit për sportistët elitarë, ekipet kampionë si dhe të trajnerëve të tyre

• Rritje të mbështetjes financiare për 15 shoqatat sportive egzistuese dhe zgjerim të disiplinave dhe shoqatave të reja të nivelit profesionist

• Kosto zero dhe mbështetje me logjistiken e nevojshme, për zhvillimin e cdo kampionati kombëtar dhe nderkombëtar në infrastrukturat tona sportive.

Si rrjedhoje tashme duhet pare vertete se çfare do te ndodhe pas zgjedhjeve dhe nese z. Spahia do rikonfirmohet ne kete detyre, padyshim qe eshte me interes te shohim vemendjen e tij per sportin. Pak kohe me pare, u premtua dhe rikthimi i SK Vllaznia, por nje premtim i tille per momentin duket se eshte harruar, por shume shpejt do te mesohet me shume gjera ne lidhje me kete./SHKODRA-SPORT.COM/