Boterori i Katarit po shkon drejt fundit dhe tashme kane mbetur ne loje vetem kater skuadra. Kroacia, Argjentina, Maroku dhe Franca janë katër ekipet gjysmëfinaliste të Botërorit të Katarit.

Teksa na ndajnë shumë pak ditë nga finalja e madhe dhe të gjithë presin kush do të triumfojë, superkompjuteri “532” ka bërë parashikimin e tij. Sipas superkjompjuterit ekipi favorit është Argjentina e Lionel Mesit.

Në bazë të përgjigjeve të algoritmeve, superkjompjuteri rendit në vendin e parë Argjentinën me një përqindje prej 37%, e ndjekur nga Franca me 35%, Kroacia me 16% dhe Maroku me 13%.

Gjithsesi do të duhet të presim deri datën 18 dhjetor për të vërtetuar nëse parashikimi i superkompjuterit do të rezultojë i vërtetë. Ne fakt ka patur aludime te ndryshme per fituesin apo çiftin e finalisteve, por shume kane rene poshte dhe tashme duhet te presim se çfare do te ndodhe me kete parashikim te super-kompjuterit.

Fundi i javes se ardhshme do te percaktoje gjithçka teksa do te mesohet edhe emri i skuadres kampione te Botes per vitin 2022.