Nga Marinela MATIJA

Pas nderprerjes se kampionatit shqiptar, ai ka ristartuar sot me ndeshjet e javes se 13-te te superliges. Jave qe ka nisur mes sfidat Kukesi-Teuta, Bylis- Laci dhe Erzeni-Partizani. Takimi qe na habiti te gjitheve ishte pikerisht ky i fundit i luajtur ne stadiumin “Niko Dovana” i cili ka perfunduar me rezultatin 3 me 3.
  

Erzeni zhbllokoi sfiden duken realizuar gol qe ne minuten e 9-te me ane te Nonato, por nuk ka vonuar shume dhe ka ardhur edhe goli i barazimit nga Partizani ku ne minuten e 14-te shenoj Cara e me pas ne minuten e 48-te Rrapaj dhe ne te 55-ten Skuka. Ne fakt u duk qe ky takim do perfundote keshtu, por Erzeni surprizon serish duke shenuar ne minutat shtese nga Kadriu dhe nga pika e bardhe e penalltise, realizuar me sukses nga Kahrimanovic.

Erzeni po i jep nje sinjal shume te forte Superliges qe tashme nuk eshte rastesisht ketu, por as nuk mund te konsiderohet me nje surprize  dhe kete gje e vertetoi edhe nje here sot perballe Partizanit duke treguar shpirtin luftarak te lojtareve deri ne sekondat e fundit qe mos te dilnin pa pike ndaj nje kundershtari aspakt te lehte ku dhe ia dolen.

Por fryma e grupit dhe e stafit ne kete ekip rrezaton edhe ne fushen e lojes dhe  duhet te jete nje shembull per te gjithe. Megjithate kampionati eshte i gjate dhe do shohim ne vazhdim nese ky Erzen do vazhdoje te na çudise serish per mire.