Pak minuta më parë u hodh shorti i ndeshjeve të turit të parë të kompeticionit europian “Conference League” ku do të marrë pjesë edhe Vllaznia. UEFA më herët i kishte ndarë skuadrat pjesmarrëse në grupe dhe shkodranët ishin në grupin 5 bashkë me 11 të tjera.
Kundërshtari i mundshëm do të ishte njëri prej këtyre 6 emrave: Europa FC e Gjilbraltari, Malisheva e Kosovës, FC Una Strassen e Luksemburgut, Penybont FC e Uellsit, Nomme Kalju FC e Estonisë dhe NSI Runavik e Ishujve Faroe.
Por goglat kanë përcaktuar se kundërshtari i Vllaznisë në turin e parë do të jetë Malisheva. Ndeshja e parë do të luhet më datë 9 korrik në Shkoder dhe ajo e kthimit më 16 korrik në Prishtinë.


