Wednesday, June 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia e pëson nga FSHF, klubit kuqeblu i jepet afat për detyrimet...

Vllaznia e pëson nga FSHF, klubit kuqeblu i jepet afat për detyrimet ndaj ish-futbollistit

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar vendimet më të fundit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, ku mes klubeve të përfshira figuron edhe Vllaznia. Sipas vendimit, klubit shkodran i është lënë një afat për të shlyer detyrimet financiare të prapambetura ndaj ish-futbollistit të tij, Liridon Latifi.

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka kërkuar respektimin e afateve të përcaktuara për përmbushjen e këtij detyrimi, ndërsa çështja lidhet me vendimet e organeve kompetente sportive në lidhje me pretendimet financiare të lojtarit.

Vllaznia tashmë duhet të veprojë brenda afatit të caktuar prej 30-ditësh, për të mbyllur këtë çështje dhe për të shmangur masa të tjera të mundshme disiplinore që mund të parashikohen nga rregulloret e FSHF-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments