Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes në mes Kastriotit dhe Vllaznisë që po luhet në këto momente në stadiumin e Kamëz.
Ndeshja ka nisur mirë dhe Vllaznia që në minutën e katërt u hodh përpara teksa Kruja me një gjuajtje të fortë rrezikon seriozisht portën vendase.
Krutanët nga ana e tyre me anë të sulmuesit Da Silva në minutën e 13-të kanë provuar por gjuajtja e tij është pritur nga portieri shkodran.
Në minutën e 37-të Vllaznia ka një mundësi shumë të mirë, Dilaver nxjerr në pozicion të volitshëm Ardit Hoxhajn i cili vonon në gjuajtje duke i dhënë mundësinë mbrojtjes krutane të ndërhynte për ta larguar topin jashtë vijës fundore.
Krutanët reaguan menjëherë dhe me një kundërsulm të shpejtë Bardhi ka gjuajtur fort tokazi dhe portieri Zogoviç ka pritur në dy kohë. Nderkohe dy minuta para fundit eshte Kastrioti shume prane golit me ane te Mehmetit por gjuajtja e tij kalon ngjitur me shtyllen e djathte pingule te portes se Vllaznise.
Ne kete menyre eshte mbyllur ne barazim pa gola pjesa e pare e ndeshjes ne mes Kastriotit dhe Vllaznise, e vetmja e cila nuk eshte zhbllokuar nga kater takimet e Superliges qe po luhen ne keto moment./SHKODRA-SPORT.COM/