Vala e njoftimeve të enjten në mbrëmje se Julian Nagelsman nuk do të jetë më pjesë e Bajernit shkaktoi habi, marrë në konsideratë edhe ecurinë e bavarezëve, pretendentë në të tria frontet dhe bindshëm për të korrur sukses.

Tifozët e Bajernit ishin me të drejtë të prekur, aty ku qëndrimi i tyre në rrjete sociale fliste qartë. “Turp”, rezultoi fraza më e përdor nga ata, e cila simbolizon vendimin e drejtuesve për të shkarkuar Nagelsmanin nga posti i trajnerit me pretekstin e këtyre të fundit si pasojë e formës së dobët në lojë dhe rezultate.

Në këtë panoramë shkohet deri në atë pikë sa ta cilësojnë dyshen Salihamixhiç-Kahn si fajtorë edhe të largimit të Hansi Flikut dhe pikërisht ata i dhanë “shuplakën” finale 35- vjeçarit.

Nuk mund të mohohet se ndikimi i Brazos ka qenë evident në punën e kryer nga Juliani si trajner i Bajernit. Tonet e ashpra pas disfatës ndaj Leverkusenit se “na mungoi mentaliteti, nuk dhamë asgjë në fushë, ishim pas busull”, diktuan fort, ndryshe nga pjesa tjera e përfaqësuesve.