Basania ia ka bere shume te veshtire kualifikimin per ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise ekipit te Skenderbeut. Ndeshja ne mes ketyre dy skuadrave eshte luajtur pasditen e sotme ne stadiumin e qytetit te Korçes dhe vendasve u jane dashur 30 minutat e shtese per te fituar dhe per t’u kualifikuar.

Kjo sepse Basania rezistoi mjaft mire ne 90 minutat e kohes se rregullt duke barazuar ne 2-2, por ne shtese pastaj u tregua e pafuqishme dhe si rrjedhoje Skenderbeu arriti te fitonte me shifrat 5-2 duke ecur per me tej ne kete kompeticion.

Ka qene futbollisti Ukiçi qe ka kaluar ne avantazh Skenderbeun qe ne minuten e 8-te dhe pjesa e pare do te mbyllej me kete gol. Ne fillimin e se dytes ka qene Kristian Toma i cili do te barazonte per Basanian duke treguar se kjo e fundit nuk kishte ardhur per eskursion ne Korçe.

Megjithate ne minuten e 65-te do te ishte serish Ukiçi qe do te shenonte edhe golin e dyte per vendasit dhe kjo krijoi pershtypjen se ketu do te mbyllej gjithçka por dy minuta para fundit do te ishte Gabriel Zefi qe do te barazonte per te dyten here per Basanian.

Perfundimisht koha e rregullt mbyllet ne barazim 2-2. Kjo i detyroi dy ekipet te luajne dy shtesa nga 15 minuta ngaqe sot duhej te fitonte medoemos njeri prej tyre ngaqe ky tur i Kupes eshte vetem me nje takim. Dhe ne shtesa, fale goditjeve standarte futbollistet e Skenderbeut arriten te shenojne edhe tre here te tjera me ane te De Oliveria, Nasto dhe Abiodoun dhe perfundimisht 5-2 per ta, duke u kualifikuar ne turin tjeter te Kupes.(www.shkodrasport.com)