E beri fakt te kryer fitoren e Vllaznise ndaj Teutes kete jave, per me teper qe ndeshja do te luhej ne fushe asnjanese (Elbasan), por pikerisht barazimi 1-1 i arritur ne fund te saj, i ka “prishur” skedinen specialistit te futbollit Shkelqim Muça.

Ne parashikimin e bere prej tij mbremjen e se henes ne emisionin “Rubrika Sportive” ne RTSH, ai dha mendimin per 5 fitore dhe ne fakt 4 prej tyre i gjeti dhe vetem Vllaznine jo.

Muça kishte parashikuar edhe fitoret e Laçit, Tiranes, Kukesit dhe Partizanit dhe keto te fundit i gjeti. Me poshte keni mundesi t’i shikoni ato se çfare kishte parashikuar specialistit i njohur i futbollit.

Po si i kishte parashikuar Muça ndeshjet e javës së 5-të:

Laçi- Dinamo, fiton Laçi (e gjeti)

Teuta- Vllaznia, fiton Vllaznia (nuk e gjeti)

Egnatia- Tirana, fiton Tirana (e gjeti)

Kastrioti- Kukësi, fiton Kukësi (e gjeti)

Partizani- Skënderbeu, fiton Partizani (e gjeti)