Al Nasr dhe Interi zhvilluan një duel miqësor në Osaka të Japonisë, e cila u mbyll në rezultatin 1-1.

Pas barazimit, ylli portugez Kristiano Ronaldo ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Një tjetër test i mirë. Ne vazhdojmë të përmirësohemi.

Faleminderit të gjithë tifozëve këtu në Japoni për mbështetjen e jashtëzakonshme. Shpresoj të shihemi përsëri së shpejti”, shkruan CR7 në Instagram.

Ndërkohë, Al Nassr do të luajë nesër ndaj Al Shabab në fazën e grupeve të Asia Club Champions Cup.