Partizani kampion ne fuqi i vendit, po kalon nje moment aspak te mire dhe aktualisht ndan vendin e gjashte te renditjes bashke me Vllaznine. Nje pozicion aspak komod per kete skuader qe rrezikon edhe pjesmarrjen ne Kupat e Europes dhe kjo situate ka krijuar shume pakenaqesi tek tifozet.

Shume prej tyre, por edhe njerez te futbollit, fajesojne drejtuesit per menyren si e ndertuar ekipin, duke nisur nga largimi i trajnerit kampion Skender Gega.

Po përse u largua Skënder Gega? Është kjo pyetja që kanë shtruar të gjithë tifozët e Partizanit me mbylljen e sezonit të shkuar. Në atë vit të kuqtë fituan titullin kampion pas shumë vitesh dhe arkitekti i tyre do të largohej.

Në mënyrë krejtësisht të habitshme, ndërsa gazetari Lirim Zalla e thotë troç. I ftuar në emisionin “Pressing”, jep pikërisht këtë shpjegim për largimin e Gegës:

“Meqë e kishte merak Sula. Skënder Gega u largua me urdhër të Olsi Ramës, kjo është e gjitha. Ka qenë drejtori teknik që ka vendosur për largimin e tij”, u shpreh Zalla. /Sport Ekspres/