Vllaznia barazoi dje 0-0 kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Shkodranët shpëtuan nga humbja duke pasur edhe fatin me vete.

Në fund të takimit, Tedi Cara i Partizanit kishte rastin e artë për të shënuar, por gjuajtja e tij u ndal në vijë fatale nga balta.

Referuar rastit në fjalë, sponsori Alban Xhaferi ka shpërndarë me miqtë një mesazh të mbërritur në kutinë e tij të mesazhve. Një tifoz e ka me Zotin duke thënë që balta është krijuar nga ai dhe kësisoj Vllazia po ndihmohet nga balta.

“Komenti i një tifozi kuqeblu që dua ta ndaj me ju miq: “Urime për pikën e sotme. Zoti është më i madhi. Ai ka ba Ademin a.s (Adamin) prej balte, e po ashtu po ndihmon edhe Vllazninë me anë të baltës”, shkruan ai./newsport/