E ka kaluar në mënyrën më të mirë ‘provimin e maturës’ portieri Aron Jukaj, që për herë të parë mbronte portën e Vllaznisë nga minuta e parë.

Ai përballoi në mënyrën më të mirë emocionet dhe presionin, duke i dhënë siguri skuadrës shkodrane në prapavijë, madje u bë protagonist me dy pritje vendimtare ndaj Rashicës.

Në të dy rastet tregoi vlerat e tij sportive, por edhe qetësinë e nevojshme, që në rolin e portierit është shumë e rëndësishme.

Jukaj shfrytëzoi në Korçë shansin që iu dha, duke i treguar stafit teknik se është gati të mbrojë portën kuqeblu në çdo moment. Një vlerë e shtuar për këtë Vllazni, që gjatë këtij sezoni ka pasur probleme me sektorin delikat të portës.