Javen e kaluar barazuan 0-0 ndaj Basanias ne fushen e kesaj te fundit dhe kjo pike e marre, krijoi iluzionin se mbijetesa mund te ishte nje realitet per ekipin e Murlanit. Te pakten kete gje deklaroi edhe trajneri i tij Vahedin Pepaj. Por sot eshte rikthyer serish frika e renies.
Kjo sepse Murlani ka pesuar edhe humbjen e tete ne nente jave kampionat te luajtura dhe si rrjedhoje vazhdon te mbaje vendin e fundit te renditjes me pak shpresa per mbijetese. Takimi i rradhes u luajt ne fushen sportive te Barbullushit dhe u fitua me rezultatin 4-0 nga Iliria e Fushe- Krujes.
Per kete skuader gjithçka ka qene e lehte per te marre trepikeshin e rradhes. Kjo sepse brenda 18 minutash ajo ka shenuar plot 3 gola duke e mbyllur ne njefare menyre ndeshjen. Ne minuten e 3-te eshte shenuar goli i pare me autor futbollistij Qehaja. Gjashte minuta me vone dyfishoi shifrat Markoçi dhe ne minuten e 18-te shenoi edhe Veriu golin e trete.
Ne te 38-ten nderkohe do te shenonte serish Qehaja golin e katert dhe ketu mbyllet gjithçka sepse ne pjesen e dyte u duk sikur Iliria i ka “meshiruar” vendasit duke mos shenuar gola te tjere dhe si rrjedhoje i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren e paster ne shifrat 4-0 per miqte.
Me kete fitore Iliria eshte ngjitur ne kuoten e 18 pikeve pas 9 javesh kampionat dhe mban vendin e dyte ne renditje, me nje diference prej 5 pikesh me Luzin e vendit te pare. Sakaq Murlani mbyll renditjen me vetem 1 pike te marre deri me tani pas barazimit te javes se kaluar, ndersa golaverazhi i tij eshte shume negativ, 2-34./www.shkodrasport.com/