Partizani i ka dhënë lamtumirën në play-off të Ligës së Konferencës këtij edicioni në Kupat e Europës. Skuadra kryeqytetasve, nuk ia doli të çonte deri në fund përmbysjen ndaj Astanës, edhe pse u duk shumë afër saj.

Në pjesën e parë të kuqtë dominuan në lojë dhe me raste, teksa shënuan me anë të Bintsuka përballë miqve të cilët bënë shumë pak. Por në fillimin e pjesës së dytë, një përgjumje që në start i kushtoi shtrenjtë ekipit të Zekiç i cili pësoi gol në vijimin e një rivënie anësore.

Kjo ishte një goditje shumë e rëndë për të kuqtë të cilëve iu deshën shumë minuta për të reaguar. Por kjo i dha kohën e mjaftueshme Astanës të organizohej mirë në mbrojtje dhe të minimizonte rastet para portës, duke mbrojtur barazimin 1-1 i cili i kombinuar me fitoren minimale në ndeshjen e parë, i hapi rrugën e kualifikimit në grupet e Ligës së Konferencës.


PARTIZANI-ASTANA 1-1

25′ Bintsuka / 46′ Tomasov