Ballkani është kualifikuar për herë të dytë në grupet e Ligës së Konferencës. Edhe pse kampionët e Kosovës janë mposhtur në Hungari nga BATE Borisov, ata kualifkohen falë rezultatit të ndeshjes së parë 4-1.
Dueli i sotëm është mbyllur me shifrat 1-0, një gol i shënuar në minutën e 30’ nga Kontsevoi.
Edhe pse ekipi i Dajës tentoi të rikthente baraspeshën ata nuk arritën. Kështu Ballkani kualifikohet për herë të dytë radhazi në një kompeticion të UEFA-s.
BATE BORISOV 1-0 BALLKANI
30′ Kontsevoi