Teuta dhe Kukësi kanë ndarë pikët në takimin e sotëm në Abissnet Superiore, duke mos bërë hapa para në luftën për titull ku janë përfshirë të dy skuadrat.

Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena” dhuroi spektakël vetëm në pjesën e parë, që u luajt me ritëm më të lartë, pasi u shënuan dhe më pas u anuluan dy gola për verilindorët, ndërsa secila skuadër goditi edhe nga një herë shtyllën.

Pjesa e dytë ishte plotësisht e kundërta, me lojë në mesfushë, shumë faulle e shumë gabime në pasime, duke çuar rrjedhimisht drejt një barazimi pa gola që nuk lëviz dy skuadrat në pozicionet ku janë në renditje.

Ky barazim ne fakt “i shkon per shtat” Vllaznise e cila e ka ngushtuar tashme ne 1 pike diferencen me Kukesin e vendit te dyte (Vllaznia ka 23 pike, Kukesi 24) nderkohe qe me Teuten, edhe kjo pretendente, shkodranet jane +5.