Mbremjen e djeshme ish- futbollisti i njohur Skerdi Bejzade u be i njohur me ne batute ekipe te perdorur ne rrjetet sociale, ku pas puthjes se Luizit me Kiaren, dy protagonisteve te emisionit shume te ndjekur televiziv Big Brother Vip shkruante se ““E mbylli merkaton Vllaznia e moren Kiaren me ne fund.”

Por sot Bejzade ka goditur serish. Një postim i Edvin Muratit në rrjete sociale ka sjellë një shkëmbim batutash humoristike mes ish-futbollistëve të njohur në Shqipëri dhe gjithçka lindi nga personazhi i BBVIP, Luiz Ejlli.

Edvin Murati postoi një foto ku shfaqej ai përkrah këngëtarit, bashkë me Altin Lalën, duke i vënë diçiturën “Miqtë e Luizit” kësaj fotoje.

Ndër ata që reaguan ishte edhe ish-sulmuesi i njohur, Skerdi Bejzade. “O Lushe, a jemi për BB vitin tjetër e? Lala tha hyjmë, gati jam”, shkruante ish-sulmuesi si përgjigje ndaj këtij postimi.

E menjëhershme ishte edhe përgjigja e Muratit. “Arusha, direkt”, shkruante ish-futbollsiti kuqezi.