Vllaznia luajti mbrëmë në transfertë kundër Partizanit, ndeshje që përfundoi me rezultatin 1-1. Shkodranët e drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç shkëlqyen, megjithatë në fund ndanë pikët me kryeqytetasit.

Në minutën e 42-të të sfidës, tekniku i kuqebluve zëvendësoi Victor Da Silvën. Autori i golit ishte duke marrë ndihmën mjekësore pas një problemi në këmbë dhe kaq mjaftoi që gjermani ta ndërronte.

Braziliani s’e priti mirë këtë zëvendësim dhe nga video e siguruar nga Newsport.al shihet që ai kërkon gjatë gjithë kohës llogari ndaj tij. Sulmuesi i shkodranëve nuk mban as gjuhën teksa i drejtohet në gjuhën italiane që në shqip përkthehet: “Çfarë dreqin po bën”.

Në fund ai ulet në pankinë dhe përplas edhe këpucën. Kaq mjaftoi dhe tifozët e pranishëm në tribunë të Vllaznisë shpërthyen ndaj tij për veprimin e bërë. Me siguri stafi teknik do të marrë masa për këtë gjest të brazilianit që nuk i ka hije një lojtari profesionist./newsport/