I ftuar në emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”, Astrit Hafizi, ish-trajneri që ka drejtuar disa ekipe të njohura në Superiore e mes tyre edhe Tiranën ka analizuar fitoren e bardhebluve në sfidën e sotme me kuksianët.

Karakteri
Madje, Hafizi tregon edhe arsyen pse sot dominoi Tirana ndaj verilindorëve. “Kemi parë një ndeshje të bukur, për meritë të Tiranës. Karakteri dhe shpirti i sakrificës që Tirana e ka pasur gjithmonë, por këtë ndeshje e ka pasur më të theksuar, Kukësi me vërtetë në statistika kishte dominuar, por sot duhet që ta kuptojnë që ka një kundërshtar shumë të rrezikshëm”.

Titulli
Në lidhje me shanset që ka Tirana për të fituar titullin, pas fitores së sotme, specialisti Astrit Hafizi shtoi se: “Tirana tregoi se është një kanditate serioze shumë e fortë për t’u shpallur kampione. Kukësi do të ketë një rival shumë të fortë si Tirana”, – tha në fund Hafizi.