Luftëtari do të luajë nesër me Vllazninë, por duket se te gjirokastritët ka probleme. Luftëtari ka pezulluar dy lojtarë titullarë dhe nga më të mirët. Bëhet fjalë për Gresild Likën dhe Erald Hysenin.

Trajneri i Luftëtarit, Nikolin Çoçlli, i pyetur në lidhje me ta, ka deklaruar: “Ata janë lojtarë që kanë thyer disiplinën dhe janë penalizuar sipas rregullores së brendshme të klubit. Ka një rregullore që të gjithë duhet ta respektojnë, nga unë i pari. Pa rregulla nuk funksionon asnjë skuadër”.

Pa dy titullarë të rëndësishëm dhe nga më në formë, Çoçlli do ta ketë shumë të vështirë në transfertën shkodrane…aq më tepër kur kërkon pikë dhe synon mbijetesën.

Lika e Hyseni, janë dy nga lojtarët më të spikatur në mesfushë te Luftëtari në këtë sezon, duke marrë përsipër edhe skuadrën në takime delikate…/Vipsport/