Vllaznia luan sot në Kraiovë të Rumanisë ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës ndaj Universitateas vendase e ndërgjegjshme që vetëm fitorja e kalon në turin tjetër. Shkodranët barazuan në shtëpi ndeshjen e parë ndaj rumunëve me shifrat 1-1, duke lënë gjithçka të hapur sfidën e kthimit.

Një sfidë ku trajneri Mirel Josa ka bërë ndryshime në krahasim me duelin e parë. Kështu, Herald Marku e nis nga fillimi në mesfushë, ndërsa në sulm, do të jenë Kaina dhe Hoxhaj të cilët do të luajnë nga minuta e parë, në vend të Aralicës dhe Heriç.

LIVE U. KRAIOVA-VLLAZNIA 1-0
58′ Mateiu