Data 3 prill duket se paska qenë momenti më i bukur për shumë prej ish- sportistëve shkodranë. Perpos Ramazan Rragamit dhe Jetmir Isajt, një tjetër ish- sportiste e Vllaznisë feston sot ditëlindjen.

Bëhet fjalë për Valbona Qukun (Lisha) e cila pikërisht sot feston 53 vjetorin e lindjes së saj. Kemi të bëjmë me një prej volejbollisteve të talentuara të volejbollit shkodran të viteve ’80 dhe jo më kot, dy vite me pare u vlerësua me titullin “Mirënjohje” nga Bashkia Shkodër për kontributin e dhënë për këtë sport.

Duke qenë pjesë e një brezi lojtaresh të shkëlqyera edhe Valbona ka rënë në sy për lojën e saj dhe për këtë arsye është vlerësuar si një nga më të mirat e shekullit për këtë skuadër.

Ka luajtur në rolin e pasueses dhe duke patur një shtatëlartësi të admirueshme, ishte e para që luante në një pozicion të tillë. Për këtë arsye, binte në sy për lojën e saj.

Vetë ajo në një prononcim të dhënë, u pat shprehur e lumtur që ka kontribuar për Vllazninë duke thënë: “Sporti i volejbollit është një sport kolektiv dhe me thënë të drejtën ndihem shumë e privilegjua që jam vlerësuar. Ka qenë një kënaqësi e madhe të përfaqësoje Vllazninë në ato vite dhe ndihem me fat për këtë”.

Familja Lisha ne fakt eshte e gjitha e lidhur me volejbollin. Perveç Valbones, edhe bashkeshorti i saj, Besnik Lisha ka qene nje nga volejbollistet me te mire te Vllaznise nderkohe qe sot drejton ekipin e femrave te saj te Skenderbeut. Po ashtu, edhe dy femijet e ketij çifi jane marre me volejboll ku spikat ne veçanti djali, Gerti qe ka luajtur edhe me kombetaren shqiptare.
Gjergj KOLA