Klubi i Arsenal ka hedhur poshtë të gjithë zërat se nuk kishte buxhet për transferimet e verës duke firmosur me një nga yjet e sezonit të fundit në kampionatin francez të futbollit, Nikolas Pepe. Mesfushori ofensiv ka qenë një nga emrat më të spikatur te Lilës duke shënuar 22 gola në edicionin e fundit në Ligën 1.

Arsenali ka blerë për 80 milionë euro futbollistin, si dhe i ka paguar 10 milionë euro komision menaxherëve të tij, duke plotësuar kërkesat e tyre, në mënyrë që të fitonte garën me Napolin i cili kishte preferuar që të mos bënte një shpenzim kaq të madh për 24-vjeçarin.

Zyrtarizimi erdhi gjatë pasdites së sotme kur Arsenali bëri të ditur se tashmë kishte vendosur një rekord të ri për këtë klub. “Nikolas është një futbollist krahu i talentuar i cili kërkohej nga shumë prej skuadrave më të mëdha të Europës.

Firma me një futbollist të tillë ka qenë në prej objektivave kryesore gjatë merkatos dhe jam i lumtur që po na bashkohet”, ishin fjalët e trajnerit Unai Emeri pas firmës. /vipsport/