Profesioni i tij eshte ai i infermierit. E ka “braktisur” pjeserisht duke u marre me biznes ne te cilin ka patur jo pak sukses. Ka dashur ne momente te caktuara te merret edhe me politike por e kane “tradhetuar” njerezit e tij te afert, shoket dhe miqte qe u sherbente vazhdimisht dhe per rrjedhoje ka kuptuar se ajo nuk eshte per te.

Ferdinand Jaku me se shumti eshte fokusuar tek sporti, aty ku ka lene vertete gjurme. Dhe jo vetem per historine e krijimit te te parit ekip te futbollit te femrave ne Shqiperise- Juban Danja, por edhe per perkushtimin qe ka shfaqur per te.

E ka nisur kete gje ne vitin e larget tashme 2005 kur dhe krijoi kete ekip me te cilin ka fituar dy here Kupen e Shqiperise dhe ndonese ka nje “peng”, ate te mosfitimit te nje titulli kampion, Fredi ka vijuar te punoje fort me ekipin.

Tashme i perqendruar kryesisht tek futbolli i moshave, duke aktivizuar vajzat e vogla dhe duke u shtuar deshiren per futbollin, por nderkohe i ka lindur edhe nje deshire tjeter, te ndihmoje dhe te mbeshtese ekipin e femijeve te komunitetit rom dhe egjiptian ne Shkoder dhe jo vetem per te luajtur futboll, por edhe per edukimin e tyre.

Ferdinand Jaku eshte i lidhur ngushte me sportin. E gjen duke mbeshtetur edhe xhudistet e Vllaznise ne aktivitete te ndryshne, po ashtu edhe çiklistet. Ka nje pasion te madh per futbollin dhe eshte nje tifoz i zjarrte i Vllaznise te cilen nuk le ndeshje pa e ndjekur ne tribunen e “Loro Boriçit”. Ashtu siç ka qene gjithmone edhe prane gazetareve sportive te Shkodrws duke marre pjese ne te gjithe aktivitetet e tyre dhe madje, edhe duke i mbeshtetur.

Nje pasqyre te tille per kete personazh te sportit e beme per nje rast te posaçem: Ai sot mbush 51 vjeç! Jo me kot, nje figure e tille duhet vleresuar dhe jo vetem nga Jubani i tij. Shkodra i detyrohet jo pak Ferdinand Jakut.

Ne nuk na mbetet gje tjeter por veçse ne emer te “Shkodra Sport” ta urojme: Edhe 100 vite te tjera te lumtura PRESIDENT!