Dita e sotme ka qene e veçante dhe do te mbetet gjate ne mendjen e komentatorit te mirenjohur Rrok Preçi. Ai ka festuar 80 vjetorin e lindjes, pikerisht ne diten e festes se Shen Rrokut, eshte shpallur “Qytetar Nderi” i Kurbinit por edhe e ka mbyllur me komentimin.

Gjithçka ka ndodhur ne nje feste te madhe te zhvilluar ne kryeqytet ku kane marre pjese perpos familjareve te tij edhe shume kolege e miq nga te gjithe rrethet e vendit, por edhe nga Kosova. Rrok Preçi ka patur miq kudo sepse ka lindur ne Shkoder, eshte rritur dhe ka jetuar per shume vite ne Laç dhe po jeton pleqerine ne Tirane, por zeri i tij permes valeve te Radio- Tiranes eshte shperndare kudo, brenda e jashte vendit.

Ne kete dite ai ka marre edhe nje nderim te madh, ate si “Qytetar Nderi” i Kurbinit, vendim ky qe eshte marre diten e djeshme nga Keshilli Bashkiak Kurbin dhe çmmimi eshte dorezuar nga kryetarja e Bashkise se ketij qyteti.

Nuk kane munguar edhe titujt e tjere, mirënjohjet, dhuratat dhe vlerësimet e shumta nga te pranishmit, por ne fund vete Rroku u ka bere te ditur atyre edhe vendimin e marre per t’i dhene fund karrieres se tij si komentator dhe duke “braktisur” me shume dhimbje mikrofonin.

Ne kete feste, nuk mund te mungonin edhe gazetaret sportiv te Shkodres te cilet i kane dorezuar protagonistit te kesaj feste Çmimin e Karrieres si dhe fanellen e Vllaznise me numrin 80. Nuk na mbetet gje tjeter veçse t’i urojme mikut tone Rrok Preçi pleqeri te mbare dhe mirenjohje per gjithçka ka dhene per sportin dhe median shqiptare!
Gjergj KOLA