Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Vllaznisë në transfertë. Një ndeshje e cila ishte kundër një rivali direkt për titull kampion, por që në fund nuk prodhoi asnjë fitues.

Pas ndeshjes, tifozët në faqen zyrtare të Partizanit kanë shpërthyer në kritika ndaj trajnerit Ilir Daja për mënyrën se luajti Partizani në këtë takim.

Disa prej tyre kanë kërkuar edhe largimin e Dajës duke parë që ekipi nuk po arrin që të fitojë dhe titullin largohet akoma më shumë.

Më poshtë edhe disa nga komentet e tifozëve të Partizanit në faqen zyrtare të klubit pas barazimit në Shkodër./newsport/