Manchester United nuk po kalon një formë të mirë në Premier League, dhe drejtuesit po mendojnë për lojtarët që mund të transferojnë gjatë merkatës së verës për të rritur cilësinë dhe përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave angleze, Djajtë e kuq janë vënë në ndjekje të sulmuesit të Lyon, Moussa Dembele.

Francezi ka kontratë me Lyon deri në qershorin e vitit 2023, por një largim mund të ndodhë gjatë merkatës së verës, për shkak se sulmuesi ka përfunduar në radarët e disa skuadrave, ku United është në “pole-position”.

Dembele po kalon në një periudhë shumë të mirë në Francë, në 19 paraqitje ai ka shënuar nëntë gola.Në gjashtë ndeshjet e tij të fundit, ai ka shënuar pesë gola.

Mbetet të shihet nëse lojtari do qëndrojë edhe më tej në Francë, apo do largohet te United.