Vllaznia nuk shkoi sot me shume sesa barazimi 0-0 ndaj Partizanit ne ndeshjen e rradhes per kampionat dhe ne kete rezultat sigurisht qe ka ndikuar edhe mossaktesia e Dajan Shehit, Ardit Hoxhaj e Haris Dilaver ne ato pak raste qe u krijuan.

Por ne fakt, ndoshta kemi harruar qe shkodranet duhet te kenaqen me piken e marre dhe nese ka ndodhur keshtu, merite perpos repartit te mbrojtjes, ka padyshim edhe portieri Bojan Zogoviç.

Ne minuten e 3-te pas nje gabimi te Adilit ne kontrollin e topit, perfitoi Çinari qe u fut ne zone dhe gjuajtja e tij eshte neutralizuar nga portieri Zogoviç i cili e largoi topin jashte vijes fundore.

Por rasti me i veçante qe nxorri ne pah aftesite e ketij portieri, ka qene ai i minutes se 35-te kur nje top mbeti ne zonen shkodrane dhe aty Bitri ka gjuajtur ne forme parabole drejt portes se Vllaznise, por portieri Zogoviç me nje zgjatje fantastike e ka grushtuar topin duke shpetuar porten nga pesimi i nje goli te sigurte.

Dy momente vendimtare te cilet mbajten te paprekur porten e Vllaznise dhe Bojan Zogoviç ka meriten e padiskutueshme per kete. Kjo do te thote se ashtu siç eshte kritikuar kur ka gabuar, ashtu duhet t’i japim meritat edhe kur tregon vlerat e tij./SHKODRA-SPORT.COM/