Liverpuli i Jurgen Klop është kthyer dhe në fundin e këtij sezonit, të gjithë duhet të ruhen nga të kuqtë të cilët duket se kanë gjetur përsëri formën e tyre më të mirë. Sigurisht, jashtë luftës për titullin kampion, por të kuqtë janë kthyer në garën për një vend në Ligën e Kampioneve, duke qenë të 5-tit aktualisht.

Hapi para në renditje erdhi me një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Arsenalit në fushën e londinezëve. Një sfidë e cila ka folur plotësisht për Liverpulin, të cilit gjithsesi iu desh të priste pjesën e dytë dhe hyrjen në fushë të Zhota që të fillonte të tundte rrjetën e “topçinjve”.

Portugezi gjeti golin e parë me kokë dhe të tretin pas një aksioni të shpejtë të Sane. Ndërsa goli i dytë i Liverpulit ishte një aksion mbresëlënës i Salah i cili kaloi topin mes këmbëve të portierit kundërshtar.

Një sinjal dominimi absolut që tregon edhe një herë se është kthyer Liverpuli i sezonit të kaluar që tashmë mund të thotë fjalën e tij në këtë edicion në Angli e sidomos në Europë ku të gjithë presin përballjen me Realin. /vipsport/