Murlani ka pesuar nje humbje te papritur ne javen e dyte te kampionatit, pikerisht ndaj Ades ne fushenn e tij me rezultatin 2-0. Nje humbje qe ka “djegur” jo pak tek kjo skuader.

Trajneri Altin Xhahysa duke folur per “Shkodra Sport” pas ndeshjes ka fajesuar lojtaret e tij pas ndeshjes, per neglizhence te tyre ne fushe, por nga ana tjeter eshte ndalur edhe tek arbitrimi qe sipas tij ka ndikuar ne rezultatin e ndeshjes.

“Normalisht që humbja të djeg në një farë mënyre, por të them të drejtën duhet t’i vehet dikujt gishti për këtë humbje. Dhe në radhë të parë fajësoj lojtarët e mi, të pamobilizuar dhe me çfar e kuptova që në fillm të ndeshjes, ekipi e kishte marë shumë lehtë.

Këtu kam edhe unë pjesë së bashku me lojtarët, por në këtë rast dua të shtoj edhe diçka tjetër që të zhvillohet që në javën e dytë të Kampionatit, me poshtërsi, dhe me këto lloj arbitrash, këtë nuk e kuptoj.

Nuk e kam pasë asnjëherë zakon të flasë për punë arbitrash, është edhe një gjë e mirë pasi janë edhe faktet, por sinqerisht, të them të drejtën, mos ta prishim futbollin. Futbolli është me argëtu të tjerët, dhe jo me prish imazhin e klubit dhe komplet një qyteti”- ka deklaruar nder te tjera Xhahysa.

Te plote intervisten e tij mund ta ndiqni ne linkun e meposhtem: