Dinamo ka blinduar sulmin! Kryesuesit e Kategorisë së Parë, kanë transferuar në orët e fundit të merkatos, futbollistin Amarlido Gjoni. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet faqes zyrtare, teksa bëhet me dije se drejtuesit dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen e bashkëpunimit deri ne vitin 2025.
23-vjeçari hapat e parë të futbollit i ka hedhur në Shqipëri, te klubi i Laçit, ndërsa deri në gjysmën e parë të sezonit aktual e ka zhvilluar karrierën në Itali me skuadrat Montebelluno, Cartigliano dhe së fundmi Cjarlins Muzane. Vlera në treg e Gjonit sipas “Transfermarkt” është 50 mijë euro.
.
FC Dinamo zyrtarizon afrimin e sulmuesit Gjoni në familjen blu. Drejtuesit dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen e bashkëpunimit deri ne vitin 2025.
23-vjeçari hapat e parë të futbollit i ka hedhur në Shqipëri ndërsa deri në gjysmën e parë të sezonit aktual e ka zhvilluar karrierën në Itali me skuadrat Montebelluno, Cartigliano dhe sëfundmi Cjarlins Muzane.
#Mirësevjen Amarildo