Te Besëlidhja besojnë te qëndrimi në Kategorinë e Parë. Pas zyrtarizimit të Artan Banos, në Lezhë ka nisur puna për të përforcuar organikën me elementë cilësorë.

Së fundmi, pjesë e ekipit është bërë Enrik Nikolli. 17-vjeçari luan si mesfushor dhe me cilësitë e treguara ka bindur stafin teknik me në krye lushnjarin Bano.

Ai ka qene ne fakt ne pankine edhe ne ndeshjen e javes se kaluar ndaj Korabit, por pa arritur te debutoje me ekipin e pare te Beselidhjes, por kjo pritet te ndodhe ne ndeshjet e ardhshme sepse Nikolli po bind per aftesite e tij.

Sigurisht qe aktivizimi i tij do te jete pak i veshtire sepse skuadra ndodhet ne pozita te veshtira, megjithate mesfushori 17 vjeçar eshte i pergatitur per te sfiduar me te rriturit ne moshe dhe per te kerkuar nje vend ne formacion.

Besëlidhja aktualisht gjendet në vendin e fundit të Kategorisë së Parë me vetëm 10 pikë. Pritet me interes të shihet se si do të reagojnë në Lezhë pas emërimit të Banos në krye të skuadrës.