Pasi mori një dënim për të cilën iu hoqën pesëmbëdhjetë pikë, Juventusi është në probleme të reja të mëdha dhe kërcënohet me heqjen e 20 pikëve të tjera. Nëse kjo ndodh, do ta çojë këtë klub në një luftë për mbijetesë në kampionat.

Mediat italiane zbuluan detaje në lidhje me hetimin e ri dhe këtë herë bëhet fjalë për manovrën me pagat që Juventusi bëri gjatë periudhës së koronavirusit.

Në vitin 2020, lojtarët e Juventusit njoftuan publikisht se po hiqnin dorë nga një pjesë e pagave të tyre për të ndihmuar klubin të kapërcejë krizën e shkaktuar nga pandemia.

Drejtuesit e Juventusit ranë dakord fshehurazi me ta për kryerjen e plotë të pagesave, të cilat nuk do t’i raportoheshin shoqatës dhe nuk do tregoheshin në pasqyrat financiare. Kjo është bërë objekt hetimi dhe mediat italiane pretendojnë se Juventusi është në telashe të mëdha. /Sport Ekspres/