HomeKRYESOREBarça 'përfiton' nga Ten Hag, vendos 'me shpatulla pas murit' Manchester United

Barça ‘përfiton’ nga Ten Hag, vendos ‘me shpatulla pas murit’ Manchester United

Manchester United janë shumë pranë afrimit të Frenkie de Jong, me “Djajtë e Kuq” që duan të plotësojnë dëshirën e trajnerit të ri, Ten Hag-ut, për të pasur nën urdhrat e tij 26-vjeçarin.

Nga mediet britanike raportohet se Barcelona u është përgjigjur pozitivisht anglezëve për mesfushorin dhe kjo përgjigje e katalanasve ka ardhur për dy arsye:

E para qëndron te planet e Xavi, trajneri nuk e sheh holandezin te ekipi i tij i së ardhmen, ndërsa arsyeja e dytë lidhet me anën financiare, katalanasit e kanë të nevojshme të grumbullojnë sa më shumë në arkën e tyre, në mënyrë që të bëjnë goditjet e dëshiruara gjatë kësaj merkatoje.

Thënë kështu, Barça nuk do ta shesë “xhevahirin” e saj për më pak se 100 milionë euro. Pavarësisht se kjo shifër mund të konsiderohet shumë e lartë për kartonin e De Jong, duke ditur se kontrata mes lojtarit dhe klubit spanjoll zgjat deri në 2026-ën,“katalanasit” janë deri diku të bindur se Ten Hag e do me patjetër rikthimin sa më të shpejtë të 26-vjeçarit nën drejtimin e tij, ndaj dhe United do të detyrohet ta pranojë këtë çmim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments