Barcelona ka arritur një fitore në frymën e fundit ndaj Villarrealit me rezultatin 3-1. Xavi duket se e ka ndryshuar fytyrën e ekipit dhe katalanasit arritën 3 pikët në një transfertë të vështirë.
Siparin e golave e hapi Frenki De Jong në minutat e para të pjesës së dytë, por gjithçka u vendos në barazpeshë nga Chukwueze. Surprizën Barcelona e kishte ruajtur për në fund.
Të ndihmuar edhe nga një gabim i ekipit të Villarreal, Depay e pa veten të vetëm përballë portierit dhe shënoi golin e dytë për Barcelonën. Goli që vulosi gjithçka erdhi nga Coutinho në minutën e fundit të takimit falë një 11-metërshi. Kështu, Xavi gjen fitoren e dytë në kampionat në po kaq ndeshje dhe qëndron në vendin e shtatë me 23 pikë.
Më parë gjatë ditës fitore ka arritur edhe Celta Vigo në transfertë ndaj Alaves. Golat e Mina dhe Aspas mjaftuan për miqtë që të merrnin tre pikët. Ndërkohë, dy sfidat e tjera Mallorca-Getafe dhe Valencia-Rayo Vallecano u mbyllën në barazim respektivisht 0-0 dhe 1-1. /oversport/