Lionel Mesi ka shkruar sot përsëri emrin në librin e rekordeve të Barcelonës, duke u bërë lojtari i dytë me më shumë ndeshje në historinë e klubit në La Liga. Mesi regjistroi sot ndeshjen e tij të 443-të në kampionatin spanjoll me fanellën e katalanasve, duke kaluar një tjetër legjendë të klubit, si Andres Iniesta dhe tashmë ka përpara vetëm Çavi Hernandez me 505 ndeshje.

Me këto ritme, brenda dy viteve të ardhshme, argjentinasi do të arrijë dhe kalojë edhe ish-mesfushorin spanjoll.Mesi nuk ishte protagonist vetëm në statistikat e ndeshjes, por edhe në fushë, pasi rezultoi vendimtar në suksesin 3-1 ndaj Rajo Vajekanos. Miqtë kaluan të parët në avantazh në “Kamp Nou” me anë të De Tomas, por Pike barazoi shifrat pas një asisti të argjentinasit.

Në pjesën e dytë, penalltia e “Pleshtit” kaloi në avantazh Barçën e cila vulosi fitoren me golin e Suarez në minutat e fundit.

Fitorja çon Barcelonën në kuotën e 63 pikëve, 7 më shumë se Atletiko Madrid i vendit të dytë që duket si rivali i vetëm që mund të shqetësojë disi dominimin katalanas në kampionat. /vipsport.al/