Edhe gjate ndeshjes se sotme ka qene serish protagonist me thirrjet e tij, me keshillat ndaj sportisteve, por shpeshhere edhe me te bertiturat, megjithate…ky eshte Neven Plantak.

Ai ne perfundim te takimit mori ate qe deshi- fitoren dhe per kete ndjehet i lumtur. Duke folur per gazetaret pas ndeshjes, ai eshte shprehur: “E vërtetë, ishte një ndeshje e vështirë. Por, mund t’ju them se kemi luftuar gjatë gjithë ndeshjes.

Kemi luajtur në maksimum edhe në pjesën e dytë, prandaj ia dolëm të arrinim një fitore, por nuk ka qenë aspak e lehtë për ne. Kur kemi filluar ndeshjen lehtë kemi humbur, ndërsa sot e nisëm më shumë forcë dhe dëshirë dhe ia dolëm.”

Me kete fitore, Vllaznia eshte barazuar me pike me Kamzen, rivalen e saj kryesore dhe per kete arsye, tashme gara eshte bere shume e forte. I pyetur ne lidhje me kete çeshtje, por edhe nese eshte i kenaqur me skuadren e tij, kroati Plantak eshte shprehur:

“Tashmë largohemi nga fundi dhe cdo gjë varet nga ne. Por, deri në fund kemi edhe shumë punë dhe duhet të vijojmë me këtë ritëm. Nëse vazhdojmë kështu, jam i bindur se do të qëndrojmë në Superligë.

Jam i kënaqur me lojën e zhvilluar sonte nga lojtarët. Kur ke veprime të mira, natyrisht kemi edhe një lojë të bukur. Por, kishim edhe disa gabime që do ti analizojmë.” – tha në fund trajneri Plantak.
© shkodrasport.com