HomeKRYESOREBarcelona jashtë Champions League, ja skuadra që përfiton

Barcelona jashtë Champions League, ja skuadra që përfiton

Në pritje të një vendimi për Juventusin, UEFA mund të shkojë direkt në një tjetër klub i madh europian. Po flasim për Barcelonën, fituesit e këtij viti të La Liga-s.

Sipas zërave të fundit nga ‘ABC’ spanjolle, trupi më i lartë i futbollit europian i kryesuar nga Ceferin së shpejti mund të vendosë të përjashtojë blaugranat nga Champions League e vitit të ardhshëm.

Nuk është zyrtare, por pothuajse sipas mediave andaluze. Inspektorët e UEFA-s kanë mbyllur hetimet për ‘rastin’ Negreira, duke çuar në këtë përfundim: Barça të përjashtohet nga Champions League “për shkelje të kuadrit ligjor të organit europian”.

Tani topi do t’i kalojë Ceferinit: do të jetë në dorën e tij të vendosë nëse do ta pranojë apo jo kërkesën për një sanksion të formuluar nga Jean Samuel Leuba dhe Mirjam Koller Trunz, pra dy inspektorët e emëruar në Komitetin e Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s më 23 mars për të hetuar, në fakt, ‘rastin’ Negreira.

UEFA rrezikon një padi milionere në rast të përjashtimit të menjëhershëm të Barcelonës, kjo pasi LIGA nuk mund të sanksiononte klubin e kryesuar nga Laporta.

Barcelona u kualifikua në fushë për Champions League 2023/2024. Në shortet e fazës së grupeve ata do të ishin në vazon e parë. Në rast të përjashtimit të Lewandowskit dhe shokëve të tij, dhe nëse LIGA nuk i heq titullin, kokë serie do të bëhet Feyenoord, fituesi i Eredivisie.

Holandezët do të dilnin kokë serie, pavarësisht se kush do të ngrejë Champions League më 10 qershor në Stamboll. Nëse Manchester City fiton, Feyenoord-it do t’i bashkohet edhe Salzburgu, kampion i Austrisë./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments