Tek Vllaznia e gjithe vemendja eshte perqendruar aktualisht tek gjetja e trajnerit te ri. Ne opinionin sportiv ne dy ditet e fundit qe pas largimit te Sedloskit, jane permendur kryesisht 5 kandidatura per pankinen kuqeblu.

Pikerisht per kete arsye, gazeta “Shkodra Sport” ka organizuar nje sondazh per te marre mendimin e lexuesve te saj dhe njekohesisht tifozeve te Vllaznise se cilin prej ketyre trajnereve do te preferonin. Kuptohet qe kjo eshte thjesht nje deshire e tyre dhe e perserisim, ne sondazh kemi vene vetem 5 emrat qe kane dale ne media.

Kuptohet qe kandidatura mund te kete edhe emra te tjere, pa lene kurrsesi menjane dy shkodranet e mirenjohur Vioresin Sinani dhe Edi Martini, apo dhe ndonje tjeter. Po çfare rezultati dha sondazhi jone?

Brenda disa oreve kane votuar 1247 vete dhe interesant eshte fakti qe shumica e tyre, mbi gjysma, jane te mendimit se kandidatura me e mire eshte ajo e Armando Cungut. Per te kane votuar 659 vete, ose 52 % e atyre qe kane marre pjese ne kete sondazh.

I dyti me i preferuar ka qene gjermano- kroati Thomas Brdariç, per te cilin kane votuar 421 vete, ose 34 % e atyre qe kane marre pjese ne kete sondazh. Keto dy trajnere kane marre kesisoj perqindjen me te madhe te votave, ndersa tre te tjeret sebashku kane marre vetem 14 % te votave.

Ardian Nuhiu dhe Ernest Gjoka kane marre nga 5 % te votave me 58 dhe 57 te votave, ndersa i fundit ne liste eshte Emiliano Çela qe ka marre 4 % te votave ose 52 prej tyre.

Ky eshte thjesht nje sondazh, mendimi i diku mbi 1 mije tifozeve. Sigurisht qe ata e kane thene fjalen e tyre, duke preferuar shumica Armando Cungun. Megjithate ai qe vendos eshte presidenti Alban Xhaferi, njeriu qe mendon per zgjidhjen me te mire te mundshme per Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/