Tifozëve të Romës nuk ia ka dal inati me gjyqtarin anglez, Anthony Taylor, të cilën e akuzojnë për një penallti të pa dhënë në favor të tyre në finale nda Sevillas.

Gjyqtari anglez u shoqërua nga shërbimi i sigurisë së aeroportit të Budapestit për shkak të tifozëve të tërbuar.

Që në orët e para të ditës së sotme u shpërndanë në internet pamjet e José Mourinhos të tërbuar me Taylor, i cilësuar si gati “spanjoll” dhe i kontestuar në parkingun e “Puskas Arenës” nga trajneri portugez.

Një ditë më vonë, protesta u zhvendos në aeroport. Pas mbërritjes së Taylor për të kapur fluturimin e tij, tifozët e Romës iu afruan duke e sharë dhe duke i hedhur sende.

Ka qenë e nevojshme ndërhyrja e shërbimit të sigurisë së aeroportit, që fillimisht e mbyllën Taylorin në një dhomë, më pas e shoqëruar deri në avion.

Roma humbi me penallti nga Sevilla në finalen e Ligës së Evropës, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 1-1. /Telegrafi/