Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Fatbardh Jera, tashmë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FSHF, e cilëson si pozitive paraqitjen e Shqipërisë, duke u ndalur sidomos te emrat e rinj në fushën e lojës.
Në “Pressing” ai vlerësoi si paraqitje të mirë atë që kishin shfaqur Kumbulla, Kallaku e Broja.
“Në pamje të parë ekipi ishte ok, edhe pse pritshmëritë ishin më të mëdha. Ne ishim katër herë para portës kurse kundërshtari nuk ishte në asnjë rast. Sigurisht që ka vend për analizë, por po ta shohim nga larg ishte ndeshje në favorin tone.
Kumbulla është 20-vjeçar por shumë profesionist në mënyrën e të luajturit, në hapësirë, dyluftim. Kallaku është një mesfushor që duhej të luante pas dy qendrave, jo në krahë, për faktin se është shumë teknik, ka aftësi jashtëzakonisht të mira për të dale para portës.
Personalisht mendoj se ka nevojë të jetë më i fortë fizikisht, më e thjeshtë për të fituar në sport. Kallaku dukej si Skelë i dytë. Broja është një lojtar i fituar i yni, ka për të qenë për 10 vite lojtar për ne, shpresoj të mos ketë dëmtime.
Ai ka për të qenë një lojtar që për ne ka për të bërë diferencën me të tjerët”, tha Jera. /vipsport.al/