Fatbardh Jera, specialist futbolli dhe anëtar i komitetit ekzekutiv tha në emisionin “Kampionët” në Vizion Plus se Partizani e ka merituar plotësisht titullin, madje është një sukses që duhet ta kishte arritur edhe më heret gjatë këtyre viteve të fundit.

“Ky trofe i fituar nga Partizani është pak i vonuar sepse ka 3-4 vite që loja dhe serioziteti që tregon ky klub, meritonte ta fitonte kampionatin edhe më herët. Vlerësimet më të mëdha i marrin trajneret dhe stafi drejtues duke nisur nga presidenti Demi shumë i përkushtuar.

Me këtë trofe besoj se do ti hapë rrugë të re historisë së Partizanit aq më tepër që është klubi me shumë tifozë në vend. Këtë kampionat e kanë merituar plotësisht. Ndoshta ka qënë kampionati më i bukur sa i takon vijueshmerisë dhe pastërtisë së lojës. Do ti jepja notta më të mira stafit drejtues që rrezikoi jo pak duke provuar javë pas jave, u fut për të fituar, kishte moment që ekipi nuk përgjigjej, ama nuk u fut në pesimizëm.

Çdo gjë e mirë vjen avash avash. Edhe Skenderbeu kur fitoi kampionatine e parë nuk bëri cudine në Europë por nisur nga serioziteti që kemi parë nga klubi i kuq mendoj se do të ketë ecuri shumë të mirë edhe në Europë. Është një klub shumë mirë I organizuar Partizani nga moshat deri tek ekipi i parë”./newsport/