HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBardheblutë i bëjnë dalje sulmuesit Ngo, nuk e federojnë për në Europë

Bardheblutë i bëjnë dalje sulmuesit Ngo, nuk e federojnë për në Europë

Tirana vijon përgatitjet për ndeshjen e vajtjes së raundit të parë të kualifikuesve të Champions League ndaj Dudelange, kampionëve të Luksemburgut. Bardheblutë do të luajnë në datën 6 korrik në transfertë sfidën e parë, për të diskutuar më pas në “Air Albania” një javë më vonë kualifikimin për në raundin tjetër, takim që do transmetohet në Supersport.

UEFA ka publikuar së fundmi dhe listën e lojtarëve që bardheblutë kanë federuar për takimet e këtij raundi. Trajneri Orges Shehi do të ketë të disponueshëm 22 lojtarë, ku përfshihen dhe katër lojtarët e ardhur gjatë kësaj merkatoje: Ardit Hila, Albano Aleksi, Florent Hasani dhe Besir Iseni.

Ajo që bie në sy është që në këtë listë mungon emri i sulmuesit Michael Ngoo. Shtatlarti anglez nuk është zyrtarizuar si i larguar nga 26 herë kampionët e Shqipërisë, por të paktën për këto dy ndeshje që do të luajë Tirana nuk do të jetë me skuadrën.

Ditet e fundit nderkohe eshte folur edhe per nje mundesi largimi te tij, megjithate kjo mbetet per t’u pare ndoshta pas perfundimit te aventures europiane te bardhebluve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments