HomeKRYESOREBardheblutë me disa ndryshime, si pritet të rreshtohet Tirana në derbi ndaj...

Bardheblutë me disa ndryshime, si pritet të rreshtohet Tirana në derbi ndaj Dinamos

Tirana do të luajë sot pasdite ndeshjen me Dinamon në derbin e fundit të sezonit.

Me skuadrën dje janë bashkuar Visar Bekaj dhe Kristijan Toshevski, ndërsa në fushë pritet që Shehi të hedhë një formacion të ndryshuar.

Hoxhallari e Toli do të jenë në stol, ndërsa në vendin e tyre Nuriu e Hoti. Skuadra do të përbëhet me Likën në portë ose me Bekajn.

Në mbrojtje Nuri, Behiratçe, Najdovski e Përgjoni. Në mesfushë Totre, Limaj, Hoti. Sulmi nga ana tjetër përbëhet nga treshja GjumsiSeferi-Xhixha.

Në stol qëndrojnë De Silva që është gati për të qenë në fushën e lojës.

Tirana do të luajë me Dinamon në “Selman Stërmasi”, ndërsa këtë sezon skuadra bardheblu e ka mundur katër herë. Vetëm një ndeshje, atë të Kupës së Shqipërisë, këtë sezon ka fituar Dinamoja.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments