Nuk ka luajtur shumë ndeshje si titullarë këtë sezon me Vllaazninë edhe për shkak të dëmtimit që ka pasur, por Florind Bardulla, në Shkodër kur ka nisur hapat e para të karrierës me skuadrën e parë konsiderohej si talent.
E megjithatë ka provuar që të luajë edhe jashtë qytetit, por është rikthyer në skuadrën “mëmë” dhe shpreson që me kontributin e tij të arrihen synimet e sezonit. Në një prononcim që ka dhënë për “Rtshsport”, pas kualifikimit në Kupën e Shqipërisë, Bardualla ka pohuar:
“Kupa është një nga objektivat kryesorë që ka klubi ynë, pasi është një nga rrugët që na çon në Kupat e Europës. Unë kam besim se ne do t’ia dalim dhe unë jam i bindur që do t’i shkojmë deri në fund këtij kompetcioni, pasi Vllaznia është forcuar shumë si skuadër,- tha Bardulla fillimisht.
Kualifikimi
“Kualifikimi ndaj Flamurtarit ishte sukses dhe Vllaznia ka mundësi që të eci sa më mirë, si në Kupë ashtu edhe në kampionat, ndonëse kemi pasur oshilacionet tona. Mendoj se në Kupën e Shqipërisë kemi më shumë mundësi për të kapur Europën. Do të luajmë me Teutën në çerekfinale, por unë e them se Teuta nuk është më lartë se ne. Tashmë duhet që të mendojmë për ndeshjen e fundjavës në kampionat me Teutën”.
Aktivizimi
Bardulla është në kulmin e karrierës dhe i pyetur, se sa i kënaqur është me aktivizimin në Shkodër këtë sezon, ku edhe konkurrenca është rritur dukshëm, ai ka shtuar se: “E nisa fazën e dytë në formacion, por kam pasur edhe probleme dëmtimi. Pata një dëmtim para ndeshjes me Laçin, i cili më la mbrapa për dy javë.
Jam aktivizuar me Flamurtarin dhe më shkoi gjithçka shumë mirë. Është trajneri Jonuz që vendos për mua. Unë jam këtu që t’i shërbej skuadrës më shumë se synimeve të mia personale”, – tha Florind Bardulla./Vipsport/