Mungesa e pervojes vazhdon te ndeshkoje serish ekipin “Basania &AM” qe merr pjese sivjet per here te pare ne kampionatin e kategorise se trete qe organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Edhe ne ndeshjen e rradhe, ndonese ka qene ne avantazh te dy golave, nuk ka arritur ta ruaje ate dhe ne fund eshte ndeshkuar nga nje gol i shenuar ne shtese duke pesuar humbjen e rradhes. “Basania &AM” eshte ndeshur kete here me ekipin kryesues te kampionatit, Adriatik te Mamurrasit.
Ndeshja ka filluar mire per ekipin shkodran qe ka shenuar golin e pare ne minuten e 6-te me ane te futbollistit Florenc Ndoja. Pas 6 minutash edhe nje te dyte me ane te Gerti Sukes dhe ketu u krijua bindja se do te ishte dita e tyre, per me teper qe pjesa e pare u mbyll ne shifrat 2-0 per te.
Por nuk do te ndodhte keshtu. Adriatik do te shenonte tre gola njeri pas tjetrit ne minutat 54, 60 dhe 64 duke e kthyer avantazhin ne favorin e tij. Megjithate djemte e drejtuar nga trajneri Armando Simoni nuk jane dakord me kete gje dhe arrijne ne barazojne me ane te futbollistit Aldo Shkembi ne minuten e 74-te.
U duk se ndeshja do te mbyllej me rezultatin e barabarte 3-3, por nuk do te ndodhte keshtu. Ne minuten e 94-te Fuçija do te shenonte edhe golin e katert dhe te fitores per skuadren e Adriatik qe merr nje trepikesh me shume vlere ne kete ndeshje dramatike./SHKODRA-SPORT.COM/
ADRIATIK- BASANIA &AM 4-3
Golat: Hasani 2, Pasha, Fuçija/ Ndoja, Suka, Shkembi